Vizioni dhe Misioni Ynë

Vizioni i Kishës Ungjillore Durrës

Është që të themelojë një komunitet besimtarësh që janë të qendërzuar tek ungjilli dhe që e duan Perëndinë dhe janë të pasionuar për përparimin e Mbretërisë së Tij mbi tokë. Ne duam që ta përmbushim këtë duke u fokusuar në katër zona që korrespondojnë me vizionin dhe komunitetin që duam të arrijmë:

1. Familia

Ne duam që të sigurojmë një ambjent familjar ku njerëzit ndjehen të mirëpritur dhe si në shtëpi. Ne duam të ndërthurim elemente të kulturës dhe traditave tona sikurse është një qoshe kafeje apo mikpritjeje në jetën e kishës sonë. Arsyeja sepse e bëjmë këtë është sepse jemi një kulturë e orientuar drejt familjes dhe komunitetit.

2. Trajnimi

Ne e duam dishepullizimin, pra njerëz që e duan Perëndinë dhe i binden urdherimeve të Tij, që të jetë një pjesë qëndrore në jetën e kishës. Ne duam që të bëjmë dishepuj që do të bejnë dishepuj.

3. Shumëfishimi

Ne duam të shikojmë kisha/grupe besimtarësh që janë të natyrshëm dhe që zhvillohen dhe udhëhiqen nga njerëz të pajisur nga ekipi ynë udhëheqës. Ne do t’i konceptojmë grupet tona dishepullizuese që në gjenezë të tyre, që të jenë të shumëfishueshme. Ne duam të shumëfishohemi në komunitete të tjera shqiptare.

4. Komuniteti

Ne duam që të ofrojmë shërbime në lidhje me mësimin e gjuhëve të huaja, kënd kafeje, seminare profesionale biznesi, programe për nënat me fëmijë, klubi i librit, etj.

Lexo më shumë rreth Besimit tonë