"Hape Biblën"

Hape Biblën është një udhëtim i bukur në zbulim të së vërtetës, i realizuar me shumë urtësi nga Pastor Colin Smith.

Versioni në shqip është përkthyer nga anëtarë të kishës tonë.

Ndihma që të duhet për të kuptuar historinë e Biblës

Imagjinoje veten në një udhëkryq, ku të ofrohet një zgjedhje e shtigjeve të ndryshme. Disa janë të lehta dhe të arritshme. Të tjera zgjasin më shumë dhe janë më sfiduese. Hape Biblën është një udhëtim i drejtuar nëpër Bibël, ku çdo shteg të çon nëpër të njëjtin peizazh të bukur, por sa do shohësh varet nga rruga që do të zgjedhësh!

Zbulo të gjitha seritë!

Nise me Fluturimin

“Fluturimi” është një udhëtim përmes Biblës me 3 mësime, që do të të prezantoj me 5 personazhe nga Dhiata e Vjetër, 5 evente nga jeta e Jezusit, dhe 5 dhurata që Perëndia i jep çdo të krishteri. Nuk ka rëndësi se sa shumë apo pak njohuri ke rreth Biblës, “Fluturimi” është vendi ideal për të filluar.

Vazhdo me Rrugëtimin

“Rrugëtimi” përfshin 30 sesione që eksplorojnë majat dhe luginat e historisë biblike. Ky udhëtim do të të çojë më thellë në luginat e Dhiatës së Vjetër, majat e lavdisë së Jezusit dhe ulje-ngritjet e jetës së krishterë.

Përfundo me Ngjitjen

Nëse je gati për një sfidë dhe dëshiron të gërrmosh më thellë në Fjalën e Perëndisë, ky udhëtim me 50 seanca është për ty. Çdo seancë përfshin 5 pyetje për reflektim personal ose diskutim në grup.

Të njohësh Perëndinë që të ka krijuar, do të thotë të njohësh veten dhe kuptimin e vërtetë dhe të plotë të vetë ekzistencës tënde!

Nuk ka rëndësi prejardhja jote fetare, të gjithë jemi krijuar nga i njëjti dhe i vetmi Perëndi dhe Ai dëshiron që çdo qënie njerëzore ta njohi dhe të ketë një marrëdhënie intime me Të. 

road, neon lights, man-6839134.jpg
road, tunnel, cars-698449.jpg
Shko tek Faqja Kryesore