‘Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm”. Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. (Efesianëve 5:31–32).
Nëse Apostulli Pal do t’u kishte thënë të krishterëve: “Hej djema, Jezusi e do kishën ashtu si ju i doni gratë tuaja”, ne do të ishim në telashe sepse, ndonjëherë, ne burrat nuk i duam ashtu siç duhet gratë tona. Faleminderit Zotit është e kundërta. Pali thotë se ne duhet t’i duam gratë tona “sikurse Krishti e deshi kishën”. Bashkimi midis Krishtit dhe kishës së Tij është modeli për martesën e krishterë.
Pali nuk thotë se martesa na mëson për Krishtin dhe kishën. Në vend të kësaj, ai thotë se marrëdhënia midis Krishtit dhe kishës na tregon se çfarë synon Perëndia për një burrë dhe grua. Ja ku duhet të zbulojmë.
Ku mund të mësojë burri si ta dojë gruan e tij?
Nëse je rritur në një familje jo të lumtur ose jofunksionale, nëse prindërit e tu nuk ishin të lumtur së bashku ose nuk e trajtonin mirë njëri-tjetrin, do të jesh përballur me këtë pyetje: Si mund ta di se çfarë do të thotë të jesh një bashkëshort i perëndishëm? Nëse babai yt nuk ka qenë i pranishëm, ose nëse nuk ishte besnik ose i mirë, ku mund të mësojë një burrë se si të trajtojë një grua?
Nëse do të dish se si duket një martesë e perëndishme, vendi për të filluar nuk është me prindërit e tu. Sado të mirë të ishin, do të nxjerrin në pah lloj-lloj bagazhesh kulturore dhe brezash. Vendi për të filluar është duke parë marrëdhënien midis Krishtit dhe kishës.
Ti mund të thuash, “Epo, sigurisht, Jezusi është modeli im për gjithçka në jetë. Por Jezusi nuk ka qenë kurrë i martuar, kështu që nuk mund të shikoj tek Ai për këtë.” Efesianëve 5 na thotë se Krishti ka një nuse dhe ajo nuse është kisha. Kështu që, njihu me Krishtin dhe do të zbulosh se çfarë është një bashkëshort i mirë – pavarësisht nëse e ke parë apo jo këtë model kur ke qenë më i ri.
Burra, mendoni thellë për Krishtin dhe kishën dhe Zoti do t’ju mësojë se çfarë lloj bashkëshorti Ai po ju thërret të jeni. Dashuria e Krishtit për kishën të jep modelin që duhet të ndjekësh për të dashur gruan tënde. Ky është lajmi i mrekullueshëm i Ungjillit për martesën tënde: Njohja e Perëndisë në Jezus Krishtin është shpenguese në mënyrë të mrekullueshme, pavarësisht nga prejardhja jote.
Si e Do Krishti Kishën
Krishti e dha Veten për kishën.
Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të. (Efesianëve 5:25).
Këtu është Krishti në parajsë, në të djathtën e Perëndisë, por ai e deshi kishën dhe u dorëzua për të. Çfarë do të thotë kjo? Krishti thotë: “Unë jam gati të paguaj çdo çmim. Unë jam gati të duroj çdo dhimbje për t’i bërë mirë asaj.”
Ai i ka ndaluar të gjitha gëzimet që janë të tijat në parajsë dhe ai e do kishën edhe kur nuk ka asnjë dashuri prej saj. Romakët 5:8 e vërteton këtë: “Kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”. Ai duroi. Ai vuajti. Ai fali.
Burra, ju mund të luteni me pendim dhe besim, për të marrë ndihmë nga Krishti sot: “Zoti Jezus, unë nuk mund ta bëj këtë me forcën time. Kam nevojë për Shpirtin tënd. Kam nevojë për dashurinë tënde. Kam nevojë për fuqinë tënde. Kam nevojë për faljen tënde nëse dua të filloj ta dua gruan time, ashtu siç ti e deshe kishën.”
Krishti drejton kishën.
Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit (Efesianëve 5:23). Krishti merr iniciativën me kishën. Krishti është gjithmonë gati për diçka të mirë. Nëse lexon historinë e kishës, sheh rigjallërimet—Zoti hyn në kishë, duke i sjellë popullit të Tij bekime të reja që ata kurrë nuk i imagjinonin. Çfarë do të bëjë Krishti në këtë kishë vitin e ardhshëm? Nuk ka asnjë prej nesh që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ne do të përjetojmë bekimin e Tij dhe do ta shohim dashurinë e Tij në mënyra që do të na habisin me gëzim. Kjo është romanca e jetës së krishterë.
Ti kurrë nuk e di se çfarë do të bëjë Krishti më pas, por sido që të jetë, ti e di se do të jetë mirë. Në vitin e ardhshëm, Ai mund të na marrë të gjithëve në lavdinë e Tij të përjetshme. A e di se ai nuk do ta bëjë këtë?
Çfarë do të thotë kjo për bashkëshortët? Ne kemi përgjegjësinë e vetme, nëse kopjojmë modelin e Krishtit, të jemi persona me iniciativë dhe ide të reja në shtëpi—të sigurohemi që martesa të mos bëhet e mërzitshme, bajate ose të qëndrojë në një pikë. Kur ishte hera e fundit, që ke bërë diçka krejtësisht të papritur dhe befasuese, që ishte për të mirën e gruas tënde?
Kur ishte hera e fundit që ke bërë diçka që e ka bërë bashkëshorten tënde të thotë: “Uau, kjo është e mrekullueshme!”—diçka që solli gëzim në rutinën e mërzitshme të jetës?
Krishti e ushqen kishën.
Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën. (Efesianëve 5:29).
Çështja këtu është shumë e thjeshtë. Ti kujdesesh për trupin tënd. Ti e ushqen atë, ti e mbron atë, ti e ndërton atë. Kisha është trupi i Krishtit dhe kjo është ajo që Krishti bën për kishën. Krishti ushqen, mbron, ndërton dhe bën që kisha të lulëzojë. Vëmendja dhe dashuria e Krishtit janë gjithmonë me kishën.
Krishti e di gjithmonë saktësisht se çfarë i nevojitet kishës. Burra, duajini gratë tuaja në këtë mënyrë. Ai sheh se çfarë mund të bëhet ajo. Kisha është gjithmonë në mendjen e Krishtit dhe Ai e do atë ashtu siç ajo është. Burra, duajini gratë tuaja ashtu siç e deshi Krishti kishën!
Krishti do t’ia paraqesë Veten kishës.
Që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. (Efesianëve 5:27).
Kisha mund të mos duket gjithmonë aq tërheqëse tani, por ajo ka një të ardhme të lavdishme si nusja rrezatuese e Krishtit. Michael Griffiths, i cili ishte drejtori i shkollës ku unë kam studjuar në Londër, shkroi një libër për kishën të quajtur, Hirushja me Amnezi.
Hirushja është një pamje e mrekullueshme e kishës. Ndonjëherë ajo duket pak e rreckosur. Ka disa vëllezër dhe motra të shëmtuara që e përçmojnë dhe e konsiderojnë atë me vlerë të ulët, dhe në disa pjesë të botës, një njerkë e ligë e persekuton. Por Krishti e do kishën dhe ai do ta sjellë atë në pallatin e tij.
Michael Griffiths shkruan: “Kisha është shpesh si Hirushja … me amnezi.” Problemi ynë më i madh është se ne nuk e shohim më princin tonë dhe të ardhmen tonë të lavdishme. Duhet të kujtojmë se kush jemi dhe kujt i përkasim. Krishti ka zgjedhur një nuse dhe nusja e tij është kisha.
Ai do të “na nxjerrë para vetes”. Dhe kur ta bëjë, kisha nuk do të jetë e rreckosur dhe e zhveshur. Kisha do të jetë “pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë” (Efe. 5:27). Nuk do të ketë njolla në fytyrën e kësaj nuse, në ditën e saj të dasmës dhe as rrudha.
Nëse njollat janë dhimbja e rinisë, rrudhat janë dhimbja e pleqërisë. Ato flasin për lodhjen, këputjen dhe mbajtjen e një ngarkese të rëndë. Krishti thotë: “Nuk do të ketë asnjë rrudhë në kishën time. Ajo do të jetë rrezatuese dhe e lavdishme. Dhe ajo do të ndajë gëzimin e parajsës përgjithmonë.”
Është kishës që Krishti ia paraqet veten. Ne duhet ta falënderojmë Perëndinë për agjencitë dhe shërbesat e shumta të krishtera që Perëndia ka ngritur. Por është e rëndësishme të mbash mend se detyra e tyre është të mbështesin kishën. Shkollat e krishtera, seminaret, shërbesat e radios, shoqëritë misionare dhe organizatat ungjillore janë si shoqërueset e nuses që ndihmojnë nusen ndërsa ajo përgatitet për dhëndrin. Nusja ka nevojë për shoqërueset e saj, por është një gabim i madh të bësh më shumë për shoqërueset se sa për nusen. Në fund të Biblës, apostulli Gjon dëgjon një gjëmim të madh që vinte nga parajsa:
”Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi! Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!… Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit”! (Zbulesa 19:6-9).