Historia Jonë
Fillimet e Kishës
Emrat biblikë kanë një kuptim të veçantë, që lidhet me personalitetin, apo identitetin. Qellimi ynë ishte i qartë – dëshironim të kishim një emër sa më të thjeshtë por të thellë në përmbajtje dhe që rrënjoset tek Ungjilli. Prandaj e kemi quajtur Kishën tonë:
“Kisha Ungjillore Durrës”.
Ideja e mbjelljes së kësaj kishe i ka fillimet e veta që në vitin 2015. Pasi kjo ide u përpunua dhe pasi u këshillua me pleqtë e Kishës së Dishepujve Durrës, atëherë ajo filloi të merrte formë me dërgimin nga ana e Kishës së Arvid dhe Rudina Gogaj dhe Manjola Vishkulli.
Ky dergim u formalizua me vënien e duarve dhe me lutje nga ana e pleqësisë së Kishës dhe aprovimit të anetarësiseë në Tetor të vitit 2015. Ishte vetëm në Gusht të vitit 2016 që takimet e para filluan të merrnin formë ne shtëpinë e Arvidit dhe Rudit. Takimet në ndërtesën e Kishës ku ndodhemi aktualisht (Lgj.1; Rr. Taulantia (Vollga) Durrës) filluan në Janar të vitit 2017. Për momentin Kisha jonë përbëhet nga 5 familje të krishtera dhe që rritet ditë pas dite me hirin dhe favorin e Perëndisë.
NË ÇFARË BESOJMË
Shkrimet e Shenjta
Ne besojmë se Shkrimet e Shenjta, si Dhjata e Re, ashtu edhe Dhjata e Vjetër, në tekstet e tyre origjinale, janë tërësisht të frymëzuara prej Frymës së Shenjtë, pa gabime dhe jane autoriteti përfundimtar për Kishën. Referencat biblike: 2 Timoteut 3:16; 1 Korintasve 2:13
Doktrina e Perëndisë
Ne besojmë se ka vetëm një Perëndi, përjetësisht ekzistues në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Referencat biblike: Mateu 28:19; 2 Korintasve 13:14
Doktrina e Krishtit
Ne besojmë në hyjninë absolute dhe njerëzishmërinë e plotë të Zotit tonë Jezus Krisht. Ne besojmë në lindjen e Tij prej virgjëreshës Mari, në jetën e Tij pa mëkat, në vdekjen e Tij çliruese dhe zëvëndësuese, në ringjalljen e Tij fizike dhe në veprën e Tij ndërmjetësuese në qiell tani. Referencat biblike: Luka 1:26-35; Gjoni 1:14-18; 1 Korintasve 15:1-4
Doktrina e Frymës së Shenjtë
Ne besojmë në personalitetin dhe hyjninë e Frymës së Shenjtë. Ne besojmë Ai jep jetë, shenjtëron, fuqizon dhe ngushëllon të gjithë besimtarët. Referencat biblike: 1 Korintasve 2:4; Gjoni 15:26-27; Veprat 1:8
Pleqësia e Kishës
Showing team member details can add a great impact in the customer mind. Display your introduction, name, designation and social details with exclusive hover effect.
Albano Abazi
WordPress Dev.
A small river named Duden flows by their place and supplies it with the necessary
Albano Abazi
WordPress Dev.
- Phone:+1 (859) 254-6589
- Email:info@example.com
Kujtim Rushiti
WordPress Dev.
A small river named Duden flows by their place and supplies it with the necessary
Kujtim Rushiti
WordPress Dev.
- Phone:+1 (859) 254-6589
- Email:info@example.com